Policia greke ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 188 kg kanabis sativa që u tentua të trafikohej nga zona e gjelbër e kufirit shqiptaro-grek në zonën e Igumenicës.

Autoritetet vunë re lëvizje në mes të pyjeve dhe nga kontrolli zbuluan dy shqiptarë që transportonin droge. Ata u arrestuan në flagrancë dhe përveç sasisë së madhe të kanabisit ju gjet edhe 10 kg kanabis çokollatë, 520 Euro dhe dy celularë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë 32 dhe 22 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Ky rast i trafikut të drogës është goditur ditën e djeshme.

/tvklan.al