Si të futesh ilegalisht në Britaninë e Madhe

Kontrabandistët shqiptarë nuk u frikësohen ndëshkimit të autoriteteve britanike, pasi ata kanë filluar të reklamojnë në TikTok dhe rrjete të tjera sociale ofertat për të sjellë emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një shkrim të britanikes DailyMail thuhet se për vetëm 20.000 Paund emigrantët mund të futen në tokën e premtuar.

Faqet e njohura në internet janë të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke postuar udhëzime hap-pas-hapi që u vjen në ndihmë personave të hyjnë në mënyrë ilegale ne Angli. Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin është rritur në ditët e fundit duke shkuar në më shumë se 8 mijë.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Rob Jones deklaroi se bandat kriminale përdorin rregullisht mediat sociale për të publikuar rrugët e kontrabandës dhe për të reklamuar dokumente të rreme ose të vjedhura.

Ai tha se faqet më të përdorura janë Facebook, Instagram, Twitter apo Telegram, por nuk mungojnë as platformat dixhitale në YouTube dhe TikTok.

Shumica e trafikantëve janë të moshës midis 18 dhe 22 vjeç, nga zona të varfra të Shqipërisë dhe të cilët janë rekrutuar nga rrjetet kriminale për të punuar në fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Tv Klan