Shqipëria ka qenë një vendburim i trafikimit të qenieve njerëzore, por tashmë është në proçes tranzicioni.
Këtë hap përpara të bërë për këtë problem e deklaruan tre anëtaret e Kongresit Amerikan, të cilat erdhën në Shqipëri pas një turi rajonal për të investiguar mbi trafikimin dhe përpjekjet për ta trajtuar këtë problem.
Sipas delegacionit të Kongresit, ky problem global ka mbështetjen e Kongresit, por dhe është prioritet i presidentit Bush dhe administratës së tij.
Çdo vit rreth 800 mijë persona trafikohen në botë. Zonjat republikane janë takuar me kryeministrin shqiptar, ku kanë vëzhguar vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar rreth këtij problemi.
Kay Granger: “Shqipëria ka patur progres të rëndësishëm në një kohë të shkurtër, por mbetet shumë për të bërë. Në qoftë se bëjmë përpara edhe vetë natyra e progresit ndryshon. Ndryshon gjeografikisht sofistikimi për shkak të natyrës së nivelit ekonomik, por dhe e rëndësishme është që ta ndjekim edhe ne këtë ndryshim.”
Pavarësisht përparimit që shprehën kongresmenët amerikane për Shqipërinë, një nga drejtuesit e organizatave joqeveritare në vend tregoi se s’kemi gjykatë për fëmijët, prokurorë për ta e shërbime sociale./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti