Një 34-vjeçar në Tiranë, është vënë në pranga sepse trafikoi nga Anglia një sasi lënde narkotike. Bëhet fjalë për rreth 1.3 kilogramë kanabis.

Bashkë me të riun u arrestua edhe një 64-vjeçare, punonjëse në një pikë poste. Sipas asaj që informon policia, droga ka ardhur nga Britania e Madhe përmes postës. Duke qenë se 64-vjeçarja me iniciale H.F. punonte aty, ka marrë pakon me lëndë narkotike e cila ishte dërguar në emër të të riut me iniciale A.Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia thotë se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacioni i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green mail”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Trafikoi nga Anglia, nëpërmjet postës, pako me lëndë të dyshuar narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari.

Arrestohet edhe bashkëpunëtorja e tij, e cila mori nga posta, pakon me lëndë të dyshuar narkotike.

Sekuestrohen 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.3 kg, si dhe një shumë parash.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Green mail”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. Gj., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe H. F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H. F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, idnetifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.