Policia britanike arrestoi dy shqiptarë, që trafikonin klandestinë nga brigjet e Francës drejt Britanisë së Madhe.

Ata trafikonin me gomone 7 klandestinë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Forcat detare britanike u erdhën në ndihmë pasi gomonia e tyre rrezikoi të mbytej pasi ishte nisur nga Franca.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditura, por policia ka nisur ndaj tyre një hetim për trafikim të qenieve njerëzore.

 

Tv Klan