Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen se trafikonin armë dhe drogë nga Italia drejt Shqipërisë. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se në kuadër të operacionit “Weekend” (Fundjava), janë arrestuar 3 persona me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit kanë rënë në pranga: Vladimir Gjoci, 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”; Gehar Gaci, 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe një italian me iniciale Marco Maracshio, 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpunëtor i Gjocin.

Policia sqaron se gjatë kontrollit të banesën Gjocit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona merreshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë./tvklan.al