Policia italiane ka goditur një rrjet trafikantësh, të cilët fusnin drogë në Itali duke përdorur një agjenci udhëtimi.

Sipas mediave në vend grupi i trafikantëve kishte disa muaj që ishte në hetim, pasi policia kishte informacione se kompania e transportit të udhëtarëve përdorej nga trafikantët për të kaluar drogën në kufi.

Policia vendosi që të kontrollonte me qen një autobus dhe u zbuluan me shumë se 8.5 kilogram marijuanë. Droga ishte fshehur brenda në një valixhe, e cila nuk kishte asnjë etikete identifikimi që mund të lidhej me ndonjë udhëtar.

Por pas sekuestrimit të kamerave të autobusit u zbulua se pronari i saj ishte një 20-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Hetimet zbuluan se i riu bashkëpunonte me dy shqiptarë, të dy 40-vjeç që ishin arrestuar pak ditë më parë në kuadër të këtij operacioni. Policia pas arrestimit të dy shqiptarëve u kishte gjetur atyre një sasi droge, e cila ishte nisur nga Barcelona dhe kishte dectinacion Italinë./tvklan.al