Një grup person që merreshin me trafikimin e emigrantëve janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Mësohet se në pranga kanë rënë 4 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi transportonin emigrantë nga Korça në Tiranë dhe u merrnin atyre shuma të ndryshme parash nga  250 deri në 300 Euro për person.

Gjatë operacionit policor të koduar “RREZJA 1”, në pranga kanë rënë: Xhulian Drymishi, Romeo Drymishi, Jorid Muceku, Eralbi Koliqi dhe janë shpallur në kërkim Artur Salianj dhe Sandri Krasta.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin. 

Ndërkohë burime për Tvklan bëjnë me dije se grup mund të ketë transportuar nga 150 deri 200 emigrantë gjatë gjithë veprimtarisë së tyre të paligjshme.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular./tvklan.al