Policia franceze ka shkatërruar një grup trafikantësh shqiptarë që u ofronte emigrantëve ilegalë “kalim të sigurt” për në Britani në këmbim të shumave që kapin vlerën e  10 000 eurove për kokë.

Policia franceze rrethoi tre hotele ne Francën veriore të Mërkurën dhe arrestoi katër trafikantë me shtetësi shqiptare. Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet i ditur.

Grupi i trafikantëve përdorte Hotelet Citadel, Pacifique dhe Bel Azur për të strehuar emigrantët para se t’i vendoste në kamionë për në Britani, tha prokurori Pascal Marconville.

“Arrestimet erdhën pasi një operacioni survejimi që shtrihej në kohë për tri javë,” tha ai.

“Ata (shqiptarët) u ofronin emigrantëve (kryesisht nga Lindja e Mesme) kalim të garantuar për në Angli në këmbim të 5000 deri në 10 000 euro për kokë, në varësi të formës së transportit të përdorur për të kaluar Kanalin e La Manshit.

Shqiptarët e arrestuar do të paraqiten para gjykatës ditët në vijim, tha ai i cituar nga “The Sun”.  

Arrestimet erdhën pasi zyrtarët francezë thanë javën e kaluar se më shumë se 100 emigrantë në javë po arrinin në Calais, qyteti ku fillon La Manshe. Aty ishte i ngritur një kamp emigrantësh deri në tetor kur autoritetet franceze e hoqën. /tvklan.al