Policia e Korçës ka goditur një grup që trafikonte droga të forta. Një një njoftim për mediat bëhet me dije se në fund të operacionit janë arrestuar 2 persona dhe për 7 të tjerë kanë nisur hetimet.

Bëhet me dije se hetimi për këtë grup ka zgjatur më shumë se 2 muaj. “Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve në kërkim F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Korçë, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 24.11.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”, sqarohet në njoftimin zyrtar.

Po ashtu bëhet me dije se në gjendje të lirë po hetohen: O. K; M. Q; O. K; P. K; B. Xh; V. Th. dhe O. E., të cilët janë kapur në kohë të ndryshme nga forcat e Policisë, me doza heroine dhe kapsula metadoni, që dyshohet se i blinin tek F. Ç. dhe E. R.

Policia deklaron se “është bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit kriminal që këta shtetas e ushtronin në qytetin e Korçës, duke shpërndarë kundrejt fitimit, sasi lënde narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, të ndarë në doza”.

Si provë materiale u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, kapsula metadoni dhe një sasi lekësh./tvklan.al