Policia në Itali ka shkatërruar një grup kriminal që trafikonin kokainë, ku mes të arrestuarve janë disa shqiptarë dhe italianë. Mediat në vend bëjnë me dije se gjykata ka lënë në burg 8 persona, 2 në “arrest në shtëpi” dhe 7 të tjerë me masë më të lehtë “detyrim paraqitje”.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur që në vitin 2017 dhe në krye të bandës ishin dy vëllezërit nga Shqipëria, që trafikonin kokainën nga Gjermania duke bashkëpunuar me disa persona të tjerë në Itali.

Koka e grupit sipas policisë janë dy vëllezërit shqiptarë Alfred dhe Klodian Plloci, të cilët bashkëpunonin me kompani transporti dhe fshihnin drogën në mallrat që importoheshin në Itali.

Një tjetër person i arrestuar është dhe shqiptari tjetër Aurel Hasanaj, i cili kishte rolin e transportuesit të ngarkesave të kokainës në qytete të ndryshme në Itali. Policia ndërkohë njofton se  hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal./tvklan.al