Kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda 32 personat e arrestuar gjatë operacionit “Rruga e gabuar”. Ata akuzohen për krijimin të një grupi të strukturuar kriminal, i cili kishte për qëllim trafikimin e qenieve njerëzore drejt Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë.

Çdo person paguante një vlerë nga 10 mijë Paund për të mbërritur në Angli, deri 20 mijë Euro ai që donte të kalonte në SHBA dhe Kanada. Shumica e të arrestuarve kanë mohuar akuzat në sallë.

Por prokuroria solli si prove disa përgjime dhe dokumente të falsifikuara që vertetojnë se këta persona kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Nga hetimi u zbulua se ky grup ka pajisur me dokumente fals edhe persona me precedent penal. Ndër ta është Hajri Sefi i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”.

Tv Klan