Trafikonte armë dhe eksploziv nga Serbia, arrestohet 51- vjeçari

Posta

Trafikonte armë dhe eksploziv nga Serbia, arrestohet 51- vjeçari

17:34 13/08/2019

Policia e Shteti ka goditur një rast të trafikimit të armëve luftarake dhe lëndëve eksplozive. Në pranga ka rënë 51-vjeçari nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në rrugën nacionale Elbasan -Peqin është kapur duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT.

Policia bën me dije se shtetasi me incialet Y. A., lindur në Kacandoll dhe banues në Podujevë, Kosovë i siguronte armët në Serbi e në vende të tjera dhe më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në cilësinë e provës materiale u  sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se 51- vjeçari i ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera”, njofton policia./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi