Është vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili trafikonte lëndë narkotike dhe municione.

Operacioni policor i koduar “FRESKU”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë, është finalizuar me  arrestimin e 27 vjeçarit.

Burime për “tvklan.al” bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Sami Sida, banues në Zall – Bastar,  Tiranë.

Policia ishte sinjalizuar se i riu tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak. Nga kontrolli ndaj tij dhe në banesë, janë gjetur lëndë narkotike cannabis sattiva, gjithashtu në banesën e tij në fshatin Selitë, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /tvklan.al