Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e Frontex-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në afërsi të fshatit Dervican, ndaluan shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Bangladesh.  

Ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të operacionit “Muzgu”, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në periudha të ndryshme, ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim./tvklan.al