Policia e Durrësit ka goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se janë sekuestruar 11 doza me heroinë dhe një sasi parash.

Më tej shtohet se “në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 17 vjeç, banues në Durrës”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë./tvklan.al