Publikohet raporti për trafikimin e qenieve njerëzore

Publikohet raporti për trafikimin e qenieve njerëzore

18:08 20/06/2019

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se Shqipëria nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për zhdukjen e trafikimit të qenieve njerëzore, por qeveria po bën përpjekje të konsiderueshme për parandalimin e këtij fenomeni. Në raportin për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2019, vendi ynë renditet në kategorinë e dytë në një renditje ku shkalla e katërt dhe më e ulëta përfshin vendet me vlerësimet më negative.

“Qeveria shtoi përpjekjet për parandalimin e trafikut. Gratë shqiptare dhe fëmijët janë të ekspozuar ndaj trafikimit për qëllime prostitucioni dhe pune të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Trafikantët i mashtrojnë viktimat e tyre me oferta martesash e punësimi. Ka gjithashtu raste kur fëmijët detyrohen nga trafikantët e drogës të punojnë në fushat e kanabisit. Shqiptarët janë po ashtu subjekt trafikimi për qëllime prostitucioni drejt vendeve të tjera të Europës, veçanërisht Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Itali, Gjermani, etj”.

Megjithatë, raporti thotë se qeveria shtoi përpjekjet për të parandaluar trafikimin, duke miratuar planin kombëtar të veprimit për periudhën 2018-2020. Edhe Kosova renditet në të njëjtin nivel me Shqipërinë. Qeveria e Kosovës kritikohet për rezultate të mangëta kundër këtij fenomeni. Siç duket edhe në këtë hartë, Shqipëria është pjesë e të njëjtës kategori me vende të tjera të Bashkimit Europian si Gjermania dhe Italia.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI