Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ditët e fundit me rastin e Vitit të Ri është shtuar tepër qarkullimi i automjeteve në rrugë dhe si pasojë edhe trafiku ka qenë i rënduar. Kryesisht në kryqëzimet kryesore dhe përgjatë unazës janë vërejtur edhe bllokime të disa akseve rrugore. Janë policët e inspektoriatit të qarkullimit rrugor, që drejtojnë shoferët për nga të kalojnë, sepse në zona të caktuara ndodhin edhe bllokime për shkak të mosrespektimit të rregullores së qarkullimit.

“Ne lëvizjen e mjeteve që qëndrojnë gabim, me ndëshkimin e gjobave dhe me shpejtimin e lëvizjes së mjeteve dhe të këmbësorëve. Ky trafik i rënduar është për shkak të situatës së Vitit të Ri”.

Por sot sipas të dhënave nga Inspektoriati i Qarkullimit Rrugor orët më të rënduara të trafikut kanë qenë paraditja, nga ora 9 deri në orën 12:30. Rëndesa e trafikut ka qenë në kryqëzimet në afërsi të tregjeve, ku bëhen kryesisht blerjet për Vitin e Ri./tvklan.al