Një ngjarje e rëndë është zbuluar pranë qytetit të Margaret River në jugperëndim të Australisë.

Katër fëmijë dhe tre të rritur janë gjetur të vdekur. Policia gjeti trupat e tyre me plagë të shumta në trup të cilët ishin qëlluar me armë zjarri.

Trupat e dy të rriturve u gjenden jashtë banesës, ndërsa të 5 personave të tjerë, ku 4 janë fëmijë brenda në banesë.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Policia ende nuk ka një version të saktë për ngjarjen, por dyshon se mund të jetë një vrasje brenda familjes që mund të jetë kryer nga një prej familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Shefi i policisë Chris Dawson e përshkroi incidentin si një tragjedi të shumë të rëndë. Ai tha se dy armë zjarri u gjetën në vendngjarje dhe konfirmuan se të paktën disa nga viktimat kanë pasur plagë të shtëna armësh.

Kjo është ngjarja me e rëndë në Australi që nga masakra e Port Arthurit në vitin 1996, në të cilën 35 vetë vdiqën dhe 23 të tjerë u plagosën rëndë./tvklan.al