Ka shkuar në të paktën 15 persona numri i viktimave të sulmit terrorist në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Një shpërthim i pasuar nga të shtënat me armë zjarri shkaktuan terror dhe panik te njerëzit, si edhe një numër të konsiderueshëm të plagosurish.

Objektivi ishte një kompleks luksoz, në të cilin përveç njerëzve që qëndrojnë në hotel, kishte edhe banka, zyra, restorante dhe bare.

Sulmi u mor përsipër nga grupi terrorist Al-Shabab. Grupi i lidhur me al-Kaedën edhe në të kaluarën ka goditur Kenian. Forcat e sigurisë kanë vënë nën kontrollin kompleksin e ndërtesave.

Klan Plus