Ëndrra e fëmijërisë së një vajze për të shkuar drejt altarit me helikopter ka përfunduar në tragjedi, pasi mjeti u rrëzua pak kilometra nga vendi ku do të mbahej ceremonia martesore.

Rosemere do Nascimento Silva, në Sao Paulo të Brazilit, humbi jetën sëbashku me tre persona të tjerë, pilotin, vëllain dhe fotografen, e cila ishte 6 muajshe shtatzënë.

helikopteri

Sipas “DailyMail”, i fejuari i saj Udierley Damasceno, po priste në sallën ku do të mbahej dasma, pa ia patur idenë se çfarë kishte planifikuar nusja e tij e ardhshme, aq më pak për tragjedinë që kishte ndodhur.

Policia sëbashku me specialisët e aeronautikës po hetojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit. Dyshimet janë që shkak mund të jetë bërë moti i keq./tvklan.al