Familja e yllit të Tottenham Serge Aurierit, është tronditur pasi vëllai i tij 26-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit jashtë një klubi nate në Tuluzë, Francë, kur dikush ka qëlluar me armë në drejtim të 26-vjeçarit duke e lënë të vdekur.

Viktima Christopher Aurier

Policia ka nisur hetimet por ende nuk ka detaje as për shkaqet e Këtij atentati dhe as për identitetin e autorit. /tvklan.al