Sulmuesi ganez humbi ndjenjat gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, u nda nga jeta në spital
Tragjedi në futbollin shqiptar! Kapiteni i Egnatias, Rafael Duamena u nda nga jeta rrugës për në spital, pasi humbi ndenjat gjatë ndeshjes së kampionatit shqiptar Egnatia-Partizani.
Lojtari 28-vjeçar u ndje keq në minutën e 24’ të lojës në “Arena Egnatia” dhe u rrëzua në tokë.
Menjëherë u ndal ndeshja, ndërsa lojtarit i’u dha ndihma e parë.
Duamena u dërgua me urgjencë nga Rrogozhina per në Spitalin e Kavajës, por sipas mjekëve lojtari shkoi pa shenja jete.
Duamena kishte pasur edhe më parë probleme kardiake dhe prej tre vitesh kishte implantuar defibrilator. Pas incidentit me lojtarin ganez, ndeshja Egnatia-Partizani u ndërpre.
Klan News