Tragjedi e vërtetë familjare me tre të vdekur dhe një fëmijë tre-vjeçar në gjendje të rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Athinë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 në rrugën Solonos 44 në lagjen Kalithea.

Një baba 40-vjeçar ka vrarë fillimisht të shoqen e tij 26-vjeçare, duke i prerë fytin me thikë në ballkonin e katit të pestë të pallatit ku jetonin.

Më pas ai ka marrë në krah dy djemtë e tij, dy dhe tre-vjeçar dhe është hedhur nga ballkoni.

Që të tre kanë rënë në tarracën e një pallati trekatësh dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, babai dhe djali dy-vjeçar.

Fëmija tjetër pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Sipas policisë 40-vjeçari ka lënë në shtëpi një letër ku sqaron shkaqet që e detyruan të ndërmarri nja akt të tillë./tvklan.al