Një tragjedi ka ndodhur sot në Kosovë. Mediat vendase raportojnë se një banesë është përfshirë nga flakët në Gjakovë dhe brenda saj kanë qenë dy fëmijë të mitur, që deti tani dyshohet se kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve mësohet se të miturit janë të moshës 10-13 vjeç. Detaje për ngjarjen ka dhënë Policia  e Gjakovës, duke theksuar se zjarrfikësit janë duke bërë shuarjen e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të fëmijëve nga banesa.

Po ashtu bëhet me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e rënies së zjarrit, por ende nuk ka detaje./tvklan.al