Tragjedi në Kosovë/ Djali vret babain, vritet edhe vetë nga vëllai binjak




Tragjedi në Kosovë/ Djali vret babain, vritet edhe vetë nga vëllai binjak

09:16 27/05/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Mitrovicë të Kosovës, ku dy anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë. Sherri nisi mes tyre, teksa djali goditi me thikë babain e tij.

Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Ndërkohë në sherr është përfshirë edhe djali tjetër, i cili pasi pa se vëllai goditi me thikë babain e tyre, ka sulmuar edhe vetë vëllain e tij duke e lënë të vdekur.

KosovaPress raporton se krimi i rëndë ka ndodhur në familjen Bigoviç. Dy vëllezërit janë binjakë, ndërsa babai i tyre avokat i njohur në Mitrovicë.

Nga hetimet e deritanishme të Policisë së Kosovës rezulton që kjo të jetë dinamika e ngjarjes, pra djali vrau me thikë babain dhe u vra edhe vetë nga vëllai i tij binjak. Ajo që nuk dihet deri më tani është shkaku i konfliktit brenda familjes që përfundoi me dy të vrarë. /tvklan.al













Të ngjashme