Tragjedi në një familje shqiptare, djali shuhet në moshën 17-vjeçare

Posta

Tragjedi në një familje shqiptare, djali shuhet në moshën 17-vjeçare

09:03 17/10/2019

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së martës në Sparanise, në provicën e Caserta-s të Italisë. Një 17-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Adoleshenti Endri Cania mësohet se u gjet pa ndjenja nga prindërit e tij, të dy shqiptarë. Ata njoftuan shërbimet e emergjencës, të cilët ndonëse ndërhynë, nuk mundën ta shpëtonin të riun.

Tragjedia ndodhi në shtëpinë e familjes shqiptare, të cilët jetonin në Fondo Rieco. Sipas mediave italiane, mbeten ende për t’u sqaruar rrethanat e plota që çuan në vdekjen e 17-vjeçarit.

Endri Cania-Foto e marrë nga mediat italiane

Sipas të dhënave të para, Endri dyshohet se pak orë përpara se të humbiste jetën, kishte rënë nga një mur jashtë shtëpisë, duke përplasur kokën. Ai ishte rikthyer në shtëpi, në dukje pa shqetësime, derisa kishte humbur ndjenjat.

Humbja e 17-vjeçarit në moshë kaq të re dhe në mënyrë kaq të papritur ka tronditur mbarë komunitetin ku ai jetonte./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi