Aktori Florind Belliu hedh gruan nga ballkoni dhe vetëvritet

Ky është Florind Balliu i cili së bashku me gruan e tij, Ornelën humbën jetën në mënyrë tragjike në Bronx të Nju Jorkut. Gjithçka ndodhi pas një feste që po zhvillohej në banesën e aktorit shqiptar me rastin e ditëlindjes së tij.

Ne foto: Florind Balliu

Në rrethana ende të paqarta 35-vjeçari, Belliu ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij bashkëshorten e më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur dhe vetë. Autoritetet policore kanë hapur një hetim për të gjithë ngjarjen shkaku i të cilit mbetet ende i paqartë.

Çifti Belliu përkatësisht 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku. Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave (Kruger Ejv). Trupat e bashkëshortëve u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës.

“Dëgjova një zhurmë, pastaj shikova jashtë dhe pashë dy trupa. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.Viktimat ishin një “çift i qetë që “mbaheshin për vete”, mësohet të ketë thënë në deklarimet e tij një banor i zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Nga dëshmitë e administruara bëhet e ditur se çifti ishte konfliktuar një ditë përpara festës. Konflikt ky që duket se ka vijuar dhe të shtunën ku u regjistrua dhe ngjarja. Pikërisht kjo pistë po shikohet si një arsyet që mund të ketë shtyrë aktorin shqiptar të ndërmarrë aktin ekstrem. Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike.

Tv Klan