Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa u përfshi nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar rreth orës 18:30.

Sipas policisë, u përfshi nga flakët banesa në pronësi të qytetarit me iniciale V.S., i cili ndodhet në Greqi. Në këtë banesë jeton me qira 54-vjeçari S.K., i cili për fat të keq humbi jetën si pasojë e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al