Një tragjedi ndodhi në Urën e Brooklyn në New York. 2 persona humbën jetën ndërsa 19 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të një anijeje të marinës meksikane.
Policia tha se anija Cuauhtemoc kishte 277 anëtarë në ekuipazh. Mjeti lundrues pati humbje të energjisë teksa kapiteni i anijes po e manovronte, duke e detyruar që t’i drejtohej urës.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e momentit të incidentit. Aty dallohen direkët që shemben si pasojë e përplasjes me urën. Pikërisht aty gjendeshin edhe disa prej anëtarëve të ekuipazhit që humbën jetën ose u plagosën.
❗️🇲🇽⚓️🇺🇲 – The Mexican Navy's tall ship ARM Cuauhtémoc, a 1982 Spanish-built barque with 277 crew members, collided with the Brooklyn Bridge in New York City just before 9 PM.
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) May 18, 2025
One of the ship’s 150-foot masts struck the bridge, snapping and triggering a large-scale search and… pic.twitter.com/dEg1hM4Z8l
Anija, 91 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë, lundroi për herë të parë në vitin 1982. Çdo vit ajo niset në lundrim në fund të mësimeve në shkollën ushtarake detare për të përfunduar stërvitjen e kadetëve. Prej 6 Prillit ajo ishte nisur nga Acapulco dhe destinacioni i fundit duhej të ishte Islanda.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen e dy anëtarëve të ekuipazhit në aksident./tvklan.al