Një minibus përplaset me një tren mallrash

Një tren mallrash dhe një minibus janë përplasur në Turqinë veriperëndimore dhe si pasojë gjashtë persona humbën jetën.

Ngjarja tragjike, ku u plagosën dhe 7 persona të tjerë ndodhi pasi minibusi kaloi mbi shina edhe pse semaforet ishin në të kuq dhe në kalimin mbi shinat ishin ulur barrierat.

Të gjithë viktimat ndodheshin në minibusin që transportonte punëtoret e një fabrike tekstilesh, të cilët kishin mbaruar turnin e natës.

Pamjet nga kamerat e rrugës tregojneë shoferin e minibusit që u përpoq të manovronte përpara se treni i mallrave të përplasej me teë duke e marrë para në shina.

Në vitin 2018, 25 njerëz humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Turqi, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë deklaroi se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale./tvklan.al