Tragjedi pak minuta para dasmës

Tragjedi pak minuta para dasmës

20:31 19/09/2019

Mjekët kryen ndërhyrje cezariane për të sjellë në jetë një foshnje, pasi nëna e saj ra përtokë dhe humbi jetën pak minuta përpara se të martohej.

30-vjeçarja Jessica Guedes ishte 6 muajshe shtatzënë. Ajo ishte rrugës për në dasmën e saj kur u ndje keq në limuzinën që ishte nisur për në kishën e São Paulo të Brazilit të dielën.

Familja e saj fillimisht mendoi se nuk ndihej mirë për shkak të ankthit para ceremonisë, pasi e reja u ankua se kishte marrje mendsh dhe dhimbje në qafë. Por në fakt ajo po vuante nga pre-eklampsia, një gjendje e rrezikshme që mund të prekë gratë shtatzëna.

I fejuari i saj Flavio Gonçalvez, 31-vjeç, po priste në altar pa ditur se bashkëshortja e tij e ardhshme ishte me vonesë sepse nuk ndihej mirë, derisa një i afërm vrapoi drejt tij duke kërkuar ndihmë, pasi e reja kishte rënë pa ndjenja në makinë.

Jessica u dërgua me urgjencë në spital, ku bebja e saj u soll në jetë 29 javëshe, pasi 30-vjeçarja u shpall e vdekur si pasojë e goditjes në tru.

Sofia peshonte 930 gramë dhe ndodhet në kujdes intensiv, ku do të qëndrojë për të paktën 2 muaj.

Sipas raportit mjekësor Jessica pësoi goditje në tru, për shkak të pre-eklampsisë dhe gjakderdhjes së brendshme, që do të thotë se kirurgët u detyruan t’i hiqnin mitrën.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, familjarët i dhuruan organet e Jessicas përpara varrimit, që u mbajt të martën./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT