Një tragjedi është regjistruar në Afrikë pasi një anije është mbytur duke lënë 26 viktima. Ngjarja ndodhi në liqenin Albert në kufirin mes Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Erërat e forta shkaktuan fundosjen e anijes kanë cituar disa zyrtarë për AFP-në. Nga ngjarja janë arritur të shpëtohen të paktën 21 persona.

Sipas një zyrtari, ngjarja ka ndodhur për shkak të kushteve të pakta të sigurisë. Forcat e kërkim-shpëtimit thonë se nuk presin që të gjejnë më të mbijetuar, megjithatë kërkimet vazhdojnë.

Viktimat ishin nga Uganda dhe Kongoja e siç shkruajnë mediat mendohet se donin të ktheheshin në mënyrë ilegale drejt Kongos për t’iu shmangur kufizimeve të koronavirusit.

Liqeni Albert është liqeni i shtatë më i madh i Afrikës. Aty ka qenë skena e shumë tragjedive të tjera për shkak të përmbytjeve.

Në 2014-ën humbën jetën më shumë se 250 refugjatë pasi u fundos anija./tvklan.al