Tragjedia e dytë në familjen e Blerina Gjylametit

Posta

Tragjedia e dytë në familjen e Blerina Gjylametit

17:49 20/10/2019

Deputetja socialiste reagon në rrjetet sociale për humbjen e vëllait

“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët, por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?” Këto janë fjalët e deputetes socialiste, Blerina Gjylameti, e cila mbrëmjen e së shtunës humbi vëllain e saj në moshën 42-vjeçare.

Fjalët prekës, deputetja i ka përcjellë sëbashku me një foto krah të ndjerit.

Elton Maçolli humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik, të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në tunelin e Krrabës.

Ai udhëtonte me makinë kur u përplas me një kamion dhe më pas automjeti i tij shpërtheu në flakë. 42-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Elton Maçolli ishte ushtarak me profesion dhe punonte në bazën e helikopterëve në Farkë.

Kjo është fatkeqësia e dytë për deputeten Blerina Gjylameti. Një vit më parë ajo humbi motrën e saj të madhe, nga një sëmundje e rëndë./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi