Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Seriali i zhdukjes së familjes Kenedi është rihapur në Amerikën e fundshekullit. Xhon Kenedi i riu, i biri i presidentit të vrarë, bashkëshortja e tij Karoline Banset dhe një nga motrat e kësaj të fundit, u zhdukën të shtunën në ujrat e brigjeve verilindore të SHBA në Masacuset, ku skuadrat e ndihmës së shpejtë gjetën mbeturinat e aeroplanit.

Kërkime të rëndësishem të filluara të shtunën pas zhdukjes së aeroplanit kanë lejuar të gjenden vetëm mbeturinat. Skuadrat e shpëtimit kanë lokalizuar pikën e rënies në det të aeroplanit dhe kërkimet do të vazhdojnë. Një anije oqeanografike Rude, ka filluar nga ana e saj zonore për të gjetur mbeturinat e aeroplanit. Fatkeqësinë e përforcon gjetja e bagazheve të motrës së Karolinës, gruas së Xhon Kenedit e cila ka qenë në avionin e fatkeqësisë.

Politika demokrate e republikane është përqëndruar e tëra përpara ngjarjes. Presidenti Bill Klinton u telefonoi disa prej anëtarëve të familjes Kenedi, përfshi dhe senatorin Eduard Kenedi. Në një takim në Los Angelos zv/presidenti Al Gor u kërkoi të pranishëmve të luteshin një minut për Kenedi dhe Banset.

38-vjeçari Kenedi nuk ju përkushtua politikës së familjes së tij. Pinjolli i vetëm i dinastisë Kenedi u tërhoq nga arti e teatri dhe arrin të shpallet dhe burri më seksi për vitin ’88. Ndërkaq lutjet e amerikanëve kanë nisur për 38-vjeçarin Kenedi dhe familjen e tij./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori