Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari përmes një konference për shtyp sot tha se gjendja aktuale e pacientëve të tragjedisë së Koçanit është e qëndrueshme.

Taravari tha se 46 pacientë po trajtohen në spitale te vendit. 115 pacientë po trajtohen jashtë vendit.

“Nga e mërkura presim të kthehen pacientët, që fillimisht pritet të kthehen 8 pacientë e më pastaj edhe të tjerët me radhë”, tha mes tjerash Taravari.

Kujtojmë se nga tragjedia e Koçanit humbën jetën 59 persona./tvklan.al