Roja Bregdetare e SHBA filloi seancat dëgjimore të ish-punonjësve të kompanisë që zotëronte nëndetësen turistike Titan për të hedhur dritë mbi tragjedinë  e vitit të kaluar.

Nga dëshmitë e ish-punonjësve rezulton se ata kanë ngritur shqetësime për sigurinë e mjetit lundrues dhe kishin vënë re trajnimin e pamjaftueshëm në mesin e punonjësve të stafit.

Megjithatë, duket se këto shqetësime janë injoruar nga  themeluesi i kompanisë, Stockton Rush I cili ishte në mesin e viktimave.

Seancat dëgjimore do të vazhdojnë gjatë dy javëve në Charleston, në Karolinën e Jugut. Pritet që të dëshmojnë edhe shkencëtarë dhe zyrtarë të qeverisë. Afati kohor për hetimin ishte fillimisht një vit, por hetimi ka zgjatur më shumë.

Nëndetësja e vogël humbi kontaktin me anijen shoqëruese pas gati dy orësh zhytje drejt  rrënojave të Titanikut në Qershor të vitit të kaluar.

Kur u mësua për problemin, shpëtimtarët nxituan me anije, avionë dhe pajisje të tjera në zone për të gjetur trupat.

Kërkimet për 5 personat në bordin e nëndetëses tërhoqën vëmendjen e mediave mbarëbotërore, pasi  po bëhej gjithnjë e më e pamundur që dikush t’i kishte mbijetuar tragjedisë.

Klan News