Policia është vënë në kërkim të një personi pasi gjeti të vdekur dy emigrantë në një minibus. Mësohet se mjeti ishte i mbushur me emigrantë dhe ka kaluar kufirin nga Hungaria.

Trupat austriake i gjetën trupat të martën dhe thanë se shoferi është larguar nga mjeti kur u ndalua. 30 emigrantë ishin në mjet, pjesa më e madhe e tyre nga Siria.

Ngjarja tragjike ndodh 6 vjet pasi autoritetet austriake zbuluan 71 persona që kishin vdekur në një furgon dhe njësoj si në rastin e ditës së sotme, ata kishin përdorur të njëjtën rrugë.

Policia tha se dy viktimat janë të moshës 20-vjeçare. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë dhe pritet të zbulohet pasi të kryhet autopsia.

Autoritetet janë vënë në kërkim të shoferit dhe janë duke përdorur helikopterë, dronë dhe qenë për të arritur tek ai./tvklan.al