6 ditë nga tragjedia e zjarreve në Greqi, ku gjetën vdekjen 91 persona dhe me qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, zyrtarët bëjnë më dije se 25 është numri i personave të humbur.

Në një konferencë për mediat autoritetet grekë thonë së 25 persona janë të zhdukur.

“Lidhur me zjarrin katastrofik në zonat e prekura në Attikën Lindore, rezulton se 25 njerëz janë të zhdukur dhe ne po vijojmë kërkimet”

thuhet në deklaratë.

Në total bilanci ka shkuar në 91 viktima, ndërsa 9 persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Pas katastrofës së zjarreve masive, Greqia prej 3 ditësh është nën kërcënimin e përmbytjeve./tvklan.al