Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 5.690 persona deri në mëngjesi e kësaj të Shtune, ndërsa të infektuarit numërohen në 72.284 persona.

Por në Spanjë është shënuar një rekord i ri viktimash në 24 orë e fundit, ku për fat të keq kanë humbur jetën 832 persona, nga 769 një ditë më parë.

Pas Italisë, Spanja është vendi që po shënon rastet më larta të viktimave dhe të të prekurve nga Covid-19.

Megjithë kufizimet e rëndësishme për lëvizjen e njerëzve në vend që nga 14 marsi, rastet vazhdojnë të rriten ndërsa spitalet luftojnë për të përballuar një fluks të pacientëve dhe kërkojnë më shumë ventilatorë për rastet kritike dhe mjete mbrojtëse për punëtorët e spitalit.

Sakaq, zyrtarët thanë se 12.228 persona të infektuar janë shëruar. /tvklan.al