Dyshohet se ngjarja është aksidentale

Një 13- vjeçare rome ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu barakat ku jetonin në periferi të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Përhapja e flakëve ka qenë e menjëhershme dhe ka qenë e pamundur nxjerrja e vajzës e cila qëndronte e sëmurë në shtrat.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikëset të cilat bënë të munduar shuarjen e zjarrit.

Tv Klan