Qeveria populiste e Italisë shtoi sulmin ndaj familjes Benetton mbi shembjen e urës Morandi, në Xhenova, tragjedi që solli vdekjen e 39 personave.

Sipas The Times, Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se do të heqë lincencën e operatorit

Autostrade d’Italia

për të drejtuar autostradat me pagesë në Itali, duke dërguar aksione në kompaninë mëmë Atlantia, në të cilën familja Benetton është aksionari më i madh, me 1/4.

Familja Benetton ka marrë lavdërime për mbështetjen e saj ndaj kauzave liberale, të theksuara shpesh në reklamat e saj, me fushata të fokusuara në homoseksualitetin, HIV dhe harmoninë racore.

Pas 24 orësh kritikash nga populistët italianë, sulmet në internet filluan të përhapen, me thirrje për të bojkotuar dyqanet Benetton.

Luigi Di Maio, zv/Kryeministri dhe kreu i partisë Pesë Yje, akuzoi familjen Benetton për ryshfet me qeverinë paraardhësi.

“Për herë të parë ka një qeveri që nuk merr para nga Benetton. Autostrada u mbrojt nga qeveritë e mëparshme”

, tha ai.

Kjo solli kundërshtim të fortë nga Matteo Renzi, ish-Kryeministri italian i qendrës, i cili tha se Partia e tij Demokratike “nuk kishte marrë asnjë qindarkë nga këta njerëz”.

Atlantia

sfidoi arsyetimin e Kryeminstrit për heqjen e licensës së tij, duke deklaruar se arsyeja e shembjes së urës ishte e paqartë dhe se kishte kryer të gjitha kontrollet e nevojshme mbi strukturën. Ajo shtoi se kishte shpenzuar më shumë se se 1 miliard Euro për kontrollet e sigurisë në Itali në periudhën 2012-2017 dhe premtoi se mund të rindërtojë urën 50-vjeçare brenda pesë muajsh./

tvklan.al