Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur sot në Kroaci. Në një postim në mediat sociale, Basha u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Më tej lideri i opozitës uron shërim të shpejtë për të plagosurit dhe thotë se nga kjo ngjarje janë tronditur të gjithë.

Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha./tvklan.al