Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me trishtim për tragjedinë e ndodhur sot në mëngjes në Kroaci, ku u aksidentua në autobusë me pasagjerë nga Kosova dhe humbën jetën 10 persona.

Në një postim në mediat sociale, Kurti shkruan se ende nuk janë njoftuar nga autoritetet kroate për detajet, por shton se Ministri i Punëve të Brendshme është nisur drejt Kroacisë.

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të këtë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, shkruan Kurti në mediat sociale./tvklan.al