Presidenti Ilir Meta ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova. Në një reagim në mediat sociale, shkruan se ndan dhimbje me familjet e viktimave dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Më tej kreu i shtetit falënderon autoritetet kroate, për kujdesin që kanë treguar për të plagosurit.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Meta./tvklan.al