BBC ka siguruar prova se anija nuk lëvizi për shtatë orë për shkak se ishte e mbipopulluar

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me mbytjen e anijes në Pylos të Greqisë. BBC ka siguruar prova të tjera teksa hedhin dyshime rreth rojes bregdetare greke.

Provat e reja tregojnë se anija nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të përmbysej për shkak se ishte e mbipopulluar. Roja bregdetare thotë se anija ishte rrugës për në Itali dhe nuk kishte nevojë për shpëtim, por ekspertët dhe organizatat për mbrojtjen e refugjatëve shprehen se ky është një justifikim.

Frontex thotë se fillimisht e pikasi anijen e emigrantëve rreth orës 08:00 të martën dhe informoi autoritetet greke. Alarm Phone, mori gjithashtu një thirrje prej tyre duke thënë se anija ishte në rrezik.

BBC ka përdorur një animacion kompjuterik për të dhënat gjurmuese të ofruara nga MarineTraffic, një platformë analitike detare. Të dhënat e tyre tregojnë orë të tëra aktiviteti të përqendruara në një zonë të vogël, specifikisht ku anija e emigrantëve u mbyt, duke hedhur dyshime se nuk kishte probleme me lundrimin e saj.

Rreth gjysmë ore më vonë në orën 15:35 të së martës, helikopteri i rojes bregdetare gjeti varkën e emigrantëve. Autoritetet greke kanë vazhduar të pretendojnë se ishte në një kurs të qëndrueshëm në atë kohë. Deklarata e tyre fillestare pretendonte se ata vëzhguan anijen nga një distancë e largët, por një imazh që ata publikuan nga kjo periudhë kohore tregon se anija e emigrantëve nuk po shkonte askund.

Gjithashtu, provat e BBC hedhin poshtë pretendimin se moti ishte i keq dhe kjo mund të ketë çuar në mbytjen e saj.

Për mediat greke, një zëdhënës i qeverisë deklaroi se para fundosjes, roja bregdetare greke kishte lidhur një litar tek anija, por nuk kishte tentativa për tërheqje pasi emigrantët e refuzuan. Në orën 23:00, anija u mbyt me qindra persona në bord dhe animacioni gjurmues tregon një numër të konsiderueshëm anijesh që nxituan të shpëtonin emigrantët.

104 prej tyre u shpëtuan, ndërsa sipas të mbijetuarve besohet se në atë anije ishin mbi 500 emigrantë, mes tyre 100 fëmijë. Pikëpyetjet ende vijojnë për përgjigjen që i dha roja bregdetare greke ndërsa shtohen dyshimet se anija mund të jetë lënë qëllimisht që të mbytej.

Klan News