Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas zjarrit që përfshiu një spital të Tetovës.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh mbështetjen për ekipet e emergjencave.
“Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana qytetarëve të Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular“. Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajo ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë
Teuta Arifi, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Veliaj./tvklan.al