Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në spitalin e Tetovës ku qendra e përshtatur për pacientët Covid u shua nga zjarrit dhe bashkë me flakët edhe jetët e disa personave.

“Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën”, shkruan Basha.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në qendrën Covid në spitalin e Tetovës. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bilanci pritet që të rëndohet.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar nga Shqipëria edhe Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al