Tragjedia në Tetovë, Filipçe nuk dorëhiqet: Vendimin do ta marr pas përfundimit të hetimeve


Tragjedia në Tetovë, Filipçe nuk dorëhiqet: Vendimin do ta marr pas përfundimit të hetimeve

17:55 09/09/2021

Nuk ka jetë të humbura nga personali mjekësor, viktimat të moshës 29 deri në 79 vjeç

26 ishin pacientët e shtruar në spitalin Covid të Tetovës. Prej tyre 14 humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan. Në një deklaratë për mediat për ngjarjen e rëndë, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se nuk kishte jetë të humbura nga personali mjekësor. Ai tha se viktimat ishin të moshës nga 29 deri në 79 vjeç.

Filipçe u shpreh se spitalet modulare janë të ndërtuara me të gjitha standardet dhe se të gjitha materialet kanë qenë të certifikuara.

Sa i përket zërave që kërkojnë dorëheqjen e tij, Filipçe tha se vendimin do ta marrë pas përfundimit të hetimeve, pasi siç shpjegoi kjo periudhë ka nevojë për menaxhim. “Të presim me durim të gjitha rezultatet përfundimtare”, tha Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, Filipçe u shpreh se ka shumë spekulime, por duhen pritur rezultatet e hetimeve. Ai tha se në hetim do të marrim pjesë ekspertë të huaj./tvklan.al






Të ngjashme