Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente, ku në fokus ka qenë tragjedia e ndodhur në spitalin Covid të Tetovës.

Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria ka marrë vendimin për të shpallur tre ditë zie kombëtare, në nder të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi në spital. Deri tani janë konfirmuar 14 viktima dhe 12 të tjerë janë lënduar.

Më herët edhe Komuna e Tetovës pas mbledhjes së Shtabit të krizës, njoftoi shpalljen e 3 ditë zie në Tetovë./tvklan.al